Gratë shqiptare vazhdojnë të jenë shumë të suksesshme në diasporë. Ato rëndësi të madhe po i kushtojnë edhe shkollimit, derisa nuk mungojnë edhe sukseset në këtë lëmi, shkruan albinfo.ch.
Së fundi, Liridona Bytyqi ka kaluar me sukses të gjitha provimet e jurisprudencës, dhe nga Gjykata Kantonale e Lozanës i është dhënë titulli Avokat.
Ajo ishte shumë e lumtur me këtë sukses.
Gjithashtu edhe Shyhrete Rexhaj ka doktoruar në Shkollën e Lartë “Institut et Haute Ecole de la Santé La Source”, në Lozanë. Teza e saj ka qenë “Zhvillimi dhe vërtetimi i `Ndërhyrjes së shkurtër të hershme për kujdestarët e njerëzve me çrregullime të rënda psikiatrike”. Çrregullimet e rënda psikiatrike kanë pasoja të dëmshme jo vetëm për pacientët, por edhe për të dashurit e tyre. Programet e ndryshme psikoedukative ndihmojnë në reduktimin e relapseve dhe përmirësimin e funksioneve psiko-sociale dhe familjare në skizofreninë dhe çrregullimet bipolare.
Sipas literaturës dhe Shyhrete Rexhajt, duket e domosdoshme jo vetëm që të ndërhyhet sa më shpejt që të jetë e mundur, por edhe të individualizohen ndërhyrjet sipas nevojave të të afermit, të lehtësohen qasja në mbështetje emocionale, të ofrohen ndërhyrje inovative që lejojnë pranimin e sëmundje, të përfshijë më shumë anëtarë të familjes në një rol të ndihmës bashkëmoshatare në ndërhyrjet që synojnë të afërmit, për të mbështetur integrimin e njohurive dhe aftësive, për të synuar informacionin dhe mbështetjen e tyre sipas nevojave të të afërmit, ritmin për të nxitur strategjitë pozitive të përballimit dhe për të siguruar një kornizë për ndërhyrje të bazuar në nevojat e familjes dhe pacientëve.
Këto suksese dëshmojnë se gratë shqiptare janë të suksesshme në diasporë dhe janë integruar plotësisht në shoqërinë ku jetojnë./albinfo.ch/
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...