David Hardy u gëzua tejmase kur kuptoi se stacioni hekurudhor Ilkeston po rihapej pas plot 50 vitesh dhe u zotua që do të jetë personi i parë që do të udhëtojë me tren.
Por kasapi në pension ndërroi jetë nga kanceri para se kjo ngjarje të ndodhte, transmeton portali arbresh.info
Megjithatë, dëshirën e tij ia plotësoi nipi, i cili vendosi të marrë hirin e tij dhe të udhëtoje me tren në qytetin Derbyshire.

“Atij i është plotësuar dëshira”, ka thënë James Clifton. “Jam i sigurtë që atij do t’i pëlqente kjo gjë”.
Hardy ka jetuar në Ilkeston gjatë tërë jetës së tij dhe për 30 vite ka punuar si kasap në një dyqan. Gjithnjë ai e ka parë si gjë të trishtuar që qyteti i tij nuk kishte tren.
Ilkeston nuk kishte asnjë shërbim me tren për gati një gjysmë shekulli, duke e bërë atë një nga qytetet më të mëdha në Britani të Madhe, pa stacion hekurudhor.

Përderisa planifikohej që stacioni të lëshohej në vitin 2013, projekti u shty për një sërë problemesh, ndërkaq David Hardy kishte ndërruar jetë në vitin 2015.
Besohet se gjatë vitit 160 mijë njerëz do të shfrytëzojnë këtë stacion, por pa dyshim udhëtimi i David do të jetë më i veçantë./Arbresh.info
Kurti: Kosova e përkushtuar në luftën kundër pastrimit të pa...
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut