Disa femra mund të ndryshojnë të gjitha gjatësitë e flokëve në jetën e tyre nëse kanë karakter të tillë, ndërkaq të tjerat, megjithatë, siç është redaktorja e “Vogue”-s, Anna Wintour tërë jetën do të mbajnë të njëjtën frizurë.
Flokët shumë të shkurtër
Keni vetëbesim, jeni e shoqërueshme, e këndshme dhe gaztore. Ju e keni shumë lehtë të gjeni miq të rinj. I doni punët në të cilat inteligjenca juaj gjen shprehje. Problemet i zgjidhni në mënyrë qetë dhe të sinqertë.
Flokët bob mbi supe
Jeni të sinqerta dhe e thoni të vërtetën, madje edhe kur ajo është e dhembshme. Mirë e balanconi jetën private dhe afariste. Nuk keni frikë nga asgjë dhe organizoheni mirë. Nuk e duroni rutinën, nuk keni komplekse dhe i doni përvojat e reja.
Flokët lob në gjatësi deri tek supet
E doni dukjen elegante, të sofistikuar dhe femërore. Keni dëshirë të flakët të bisedoni, ndërkaq bukuria juaj natyrale i josh të gjithë në rrugën tuaj. I doni sfidat dhe projektet e reja, ndërkaq specialitet juaj janë miqësitë e gjata.
Flokët të gjatë
Jeni të kujdesshme dhe ëndërrimtare e durueshme. Në dashuri kërkoni lidhje afatgjatë dhe jepni çdo gjë nga vetja, por jeni shumë të kujdesshme dhe kërkuese me rastin e zgjedhjes së partnerit. Luftoni për ëndrrat tuaja dhe i arrini që të gjitha. /Telegrafi/
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...
Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep ...
Rama: Siguria ushqimore, sfida më komplekse e procesit të in...