Gazeta turke “Hurryiet”, ka shkruar sot se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është nënshtruar një operacioni në një spital në Antalia të Turqisë për heqjen e kilogramëve të tepërt.
Sipas “Hurryiet” Osmani ka qëndruar për një kohë në një hotel me 5 yje në Antalia, e cila pas operacionit gastroektomik, është kthyer në Kosovë.
Në artikullin e kësaj gazete thuhet se operacioni u krye nga anëtari i Universitetit ‘Akdeniz’, Dr. Ajhan Mesci, transmeton Telegrafi.
Siç thuhet tutje në shkrimin e gazetës turke, operacioni, të cilit iu është nënshtruar Osmani, ndihmon përafërsisht 80 për qind në heqjen e kilogramëve. Kështu sasia e ushqimit të konsumuar kufizohet natyrshëm dhe arrihet humbja e shpejtë e peshës.

Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit