Një nga recetat më popullore në itali është përgatitja e pulës me rosmarinë dhe fasule të bardhë.
Kjo recetë është shumë e thjeshtë dhe nuk merr shumë kohë për t’u gatuar, prandaj nëse ndonjëherë jeni në siklet se çfarë të gatuani për njerëzit tuaj më të dashur, atëherë kjo është receta e duhur, shkruan portali arbresh.info
Përbëresit:
1 lugë gjelle vaj ulliri
8 deri në 10 copa kofsha pule
Kripë
Piper
2 thelpinjë hudhër
3 rrënjë romzari ( ose 1 lugë gjelle)
2 gota domate të grira
½ filxhan ujë
1 gotë fasule e bardhë
Përgatitja:
Hidhni kripën dhe piperin mbi kofshat e pulës dhe fërgoni mirë në një tigan. Shtoni vaj në mënyrë që të mos ngjiten produktet. Në të njejtën kohë të shtoni vajin, shtoni dhe hudhrat, gjysmën e rozmarinës dhe skuqni ato për 1 minutë.
Më pas shtoni domatet, ujë, ullinjë, fasulet dhe përbërësit tjerë. Shikoni nëse kërkon kripë më shumë, shtoni sipas dëshirës.
Kofshat e pulës së bashku me produktete tjera hidhni në një tepsi, shtoni rosmarinën dhe vendosni në furrë. Pas 20 minutash hiqeni nga furra dhe shërbejeni me oriz, makarona ose ndonjë sallatë të gjelbërt./arbresh.info/
Mijëra njerëz mblidhen në Betlehem, ringjallin frymën e Kris...
Shqipëri/ Rriten rastet e dhunës dhe bullizmit në shkolla
Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para në një xhami në Ferizaj
Ministri Sallahu nënshkruan Projektkodin e etikës për Eksper...
Po kalon në formë fantastike, Medon Berishës i rritet vlera ...
Kurti: Sulmi ndaj kanalit Ibër–Lepenc ishte përpjekje e qëll...