Fotoja e një bebushi të porsalindur, që përpiqet t’i heqë maskën mjekut që asistoi në lindjen e tij është bërë virale në internet dhe jo më kot! Shkrepja e duhur në momentin e duhur është marrë si një “shenjë shprese” në një moment të tillë, kur bota po jeton në mes të një pandemie.
Bebushi që përpiqet të heqë maskën nga fytyra e mjekut, ngjall optimizëm vetëm duke e parë, si simbol shprese që i kujton njerëzimit që edhe kjo periudhë do të përfundojë!Fotoja e vogëlushes është postuar nga një gjinekolog në Dubai dhe menjëherë është bërë virale në internet.
“Të gjithëve na duhej një shenjë që të na tregojë se shumë shpejt do t’i heqim maskat!”- shkruan ai.
Pandemia, prej thuajse një viti ka detyruar njerëzit në mbarë globin të shfaqen kudo me maskë, për të parandaluar përhapjen e Covid-19, ndërkohë që njerëzit presin me padurim ditën kur do të mund të dalin pa to.
https://www.instagram.com/p/CF9nlvZJYDT/?utm_source=ig_embed
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...
Përgatitjet për zgjedhjet e së dielës, KQZ me mbledhje nga o...
Arrin në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve, BIK publikon pam...
Trump: Mund të takohem me liderin e ri të Iranit nëse ka një...
Arrestohet një person në Ferizaj, kapet me thikë dhe nën ndi...
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person