Festat e fundvitit veçse janë afruar, e kjo do të thotë se shumë çifte priren që gjatë kësaj periudhe t’i njoftojnë prindërit me partnerët.
Por, para se ta merrni partnerin në shtëpi për festa dhe ta prezantoni me familjarët, mendoni një herë mirë.
“Festat e fundvitit janë një periudhë shumë stresuese. Njerëzit mund të mos jenë në disponimin e tyre më të mirë, ose mund të jenë të shpërqendruar. Prandaj, duke e marrë një person të tillë në një ambient familjar, të panjohur për të, kjo mund të jetë recetë për një katastrofë!”, thotë psikologia Kelley Kitley, transmeton Telegrafi.
Pra, psikologët thonë se ambienti familjar gjatë periudhës së festave të fundvitit mund të mos jetë më i miri për t’u takuar për herë të parë prindërit tuaj me partnerin.
Megjithatë nëse veç insistoni t’i njoftoni prindërit me partnerin gjatë muajit dhjetor, atëherë bëjeni këtë në një ditë jo festive.
Organizojeni një takim familjar, një drekë, ku jeni vetëm ju, partneri dhe prindërit tuaj.
Në këtë mënyrë do të keni kohë t’i diskutoni të gjitha gjërat personale e profesionale, ndërsa njëkohësisht nuk do të keni presionin e festave. /Telegrafi
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...