Kjo shtëpi me stil mesdhetar do ju befasojë. Sidomos nëse jeni femër, do donit ta kishit një pronë të tillë.
Për më tepër femrat njihen për fiksimet e tyre ndaj këpucëve dhe rrobave dhe për këtë arsye në Shtetet e Bashkuar të Amerikës është ndërtuar kjo shtëpi e ëndrrave për to.
E themi këtë, pasi kjo shtëpi ka të bollshme ambientet për magazinimin e këpucëve dhe rrobave.
Brenda hapësirave të saj mund të vendosen deri në 2 mijë palë këpucë, gjë e cila burrave u duket qesharake.
Jo vetëm kaq, por shtëpia ka edhe ashensor, pishinë koktejli, një kuzhinë fantastike dhe një hapësirë argëtimi.
Banjoja kryesore është kaq e bukur, sa do ju lërë pa fjalë.
Shtëpia gjendet në Teksas, SHBA dhe kushton 2.8 milionë dollarë.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...