Femrat janë gjinia superiore, jo meshkujt

18:01 | 13 Tetor 2017

“Beteja” mes gjinive vetëm sa është bërë më interesante, sepse zbulimet e reja tregojnë se femrat janë më të prira të jenë më të sjellshme dhe më zemërgjera sesa meshkujt.

Truri i femrës dhe i mashkullit reagon në mënyrë të ndryshme ndaj sjelljeve të egoizmit, kanë zbuluar shkencëtarët e Universitetit të Cyrihut, transmeton Telegrafi.

Kur një femër kryen ndonjë veprim zemërgjerë, truri i saj merr sinjale më të mëdha shpërblimi sesa i meshkujve, ku sistemi i shpërblimit te meshkujt kryesisht stimulohet nga sjelljet egoiste.

Sistemi i shpërblimit të trurit, i njohur si ‘stratiumi’, e administron dopaminën kur nxitet dhe rrjedhimisht ndikon në atë çfarë na motivon ne të bëjmë gjëra të caktuara në bazë të asaj se çfarë na bën të ndihemi mirë.

Kjo kryesisht do të thotë se femrat lumturohen më shumë kur kryejnë veprime të sjellshme dhe zemërgjere, krahasuar me meshkujt që kryesisht ndihen mirë nga mendimet egoiste.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara