Sipas hulumtimeve të reja, fëmijët kënaqen më shumë nga lidhjet e tyre me kafshët shtëpiake sesa nga lidhjet me vëllezërit apo me motrat.
Ky hulumtim ia ka shtuar rëndësinë kafshëve shtëpiake, sepse tregon ndikim e madh që ato kanë në zhvillimin e fëmijëve, e veçanërisht ndikimin pozitiv në aftësitë sociale të fëmijës dhe në mirëqenien emocionale, transmeton Telegrafi.
Matt Cassells, psikiatër, tregon se lidhja e fëmijëve me kafshët shtëpiake është me të vërtet e rëndësishme dhe kjo lidhje kontribuon në zhvillimin e shëndetshëm të fëmijës.
Gjëja më interesante nga ky studim mbetet fakti se si fëmijët kanë raportuar për lidhje më të fuqishme me kafshët shtëpiake sesa me vëllezërit e motrat, ku fëmijët kanë treguar se me kafshët shtëpiake kanë më pak konflikte dhe kënaqen më shumë gjatë shpenzimit të kohës së bashku.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë