Në Kanada kanë shpërthyer polemikat pasi në librezën shëndetësore të një të sapolinduri është shënuar gjinia U, pasi nëna e tij deklaroi se do të jetë fëmija e saj që do të vendosë në të ardhmen se cilës gjini do i përkasë.
Gjinia: e panjohur. Libreza shëndetësore e Searyl Doty, një fëmijë kanadez i lindur në nëntor 2016, ka shkaktuar shumë polemika në vend. Kjo sepse prindi i tij, një transeksual ka vendosur që fëmija e tij do të zgjedhë vetë në të ardhmen se cilës gjini do ti përkasë. Mediat kanadeze raportojnë se fëmija nuk ka lindur në spital por në banesë pikërisht për të evituar që në kartelën e tij shëndetësore të shënohej gjinia. Autoritetet në vend nga ana tetër kanë refuzuar të lëshojnë një certifikatë familjare deri në momentin që do të vendoset dhe gjinia e saktë e fëmijës.
Për këtë arsye nëna e tij i është drejtuar gjykatës së apelit duke marrë një dokument nga ministria e shëndetësisë. Por në situata të tilla provincat kanadeze mund të mbajnë qëndrime të ndryshme: Në Alberta njerëzit mund të vendosin nëj X tek treguesi i gjinisë, ndërsa në Ontario lejohet të zgjedhësh gjininë neutrale për librezat shëndetësore dhe patentat e shoferit.
Sot tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotimin ...
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...