Astrologët besojnë që shumicës së njerëzve që nga lindja u përcaktohet se çfarë shëndeti do të kenë dhe sa gjatë do të jetojnë.
Nëse është për t’u besuar atyre, te këto tri shenja horoskopi ndodh më së shpeshti, përkatësisht – këto tri shenja të Zodiakut jetojnë më së gjati!
Bricjapi
Në fëmijëri dhe në rini shpesh sëmuren, mirëpo me kalimin e viteve arrijnë imunitet shumë të fortë dhe më vonë pothuajse nuk do të keni probleme shëndetësore. Me mënyrën e duhur të jetës, Bricjapët me kalimin e viteve mund të bëhen më energjikë se kurrë më parë dhe të përjetojnë moshën njëqindvjeçare pa probleme.
Astrologët i këshillojnë që nëse kujdesen për mëlçinë dhe organet e tretjes nuk do të duhej të kenë bash kurrfarë problemesh.
Luani
Njerëzit e lindur në këtë shenjë kanë shpirt jashtëzakonisht të fortë, gjithashtu edhe trupin. Sekreti i jetëgjatësisë së tyre janë optimizmi dhe zgjuarsia.
Pak kujdesen për shëndetin, mirëpo te ata kjo gjë i bën vetëm të jenë më pak nervoz, andaj vetvetiu kanë rrezik të ulët nga sëmundjet e rrezikshme.
Akrepi
Pjesëtarët e kësaj shenje rrallë përballen me sëmundje serioze. Ata rrallë ftohen, kanë imunitet shumë të fortë.
Megjithatë, kanë prirje për shprehi dhe zakone të këqija, andaj astrologët i këshillojnë që të kenë kujdes dhe pa probleme do të mundë të festojnë njëqindvjetorin. /Telegrafi/
Vrasja e 2023-ës në Dragodan, ekspertja thotë se veprimet e ...
“Në këto momente është pak negativiteti në kokë, por t...
Shtëpia e Bardhë: Lufta po shkon ‘me sukses dhe sipas ...
Babai Ervis Martinajt paraqitet në Gjykatë: Djali im u vra n...
“Jemi të mërzitur por ka lojtarë që thonë trajner jam ...
Peja emëron në krye të shtabit teknik ish-trajnerin e Prisht...