Një burrë nga India Jugore që është aksionar i një kompanie të madhe ka shpjeguar se si ia doli të fuqizonte emrin e tij kur kishte vetëm 600 paund në llogari.
Rupesh Thomas u zhvendos në Angli dhe filloi të merrej me prodhimin e cajti ‘chai’, ndërsa tani zotëron një biznes prej 2 milionë paundësh.
Ai furnizon zinxhirin e dyqaneve prestigjoze Harvey Nichols dhe thotë se është i fiksuar me cdo gjë në Angli duke përfshirë motin e ftohtë, gjuhën, historinë dhe njerëzit.
39-vjecari është rritur në jug të Indisë por kishte qëllim të zbulonte nëse rrugët e Londrës ishin të mbuluara me florid he përfundoi duke punuar kamarier në ‘McDonalds’.
Metro ka zbuluar se babai i tij ka qenë inspirim për të dhe e ka frymëzojë të udhëtojë drejt Londrës.
“Babai im bënte udhëtime me punën. Ai kishte një pikturë të Londrës që e shihja shpesh dhe doja shumë të shkoja atje. Ëndërroja një jetë më të mirë dhe për mua ajo jetë ishte në Angli”, tha Rupesh.
Kështu në moshën 23-vjecare, vendosi të shiste motocikletën për 600 paund dhe shkoi në Stratfort të Londrës për të punuar.
“Paguhesha 4 paund në orë. Ishte punë e vështirë, por gjithmonë buzëqeshja. Shihja biznesmenë dhe më bëri të kuptoja që kjo ishte ajo që unë në të vërtetë doja të bëja,” u shpreh ai.
Vetëm pas disa javësh, ai gjeti punë të dytë si kujdestar dhe më pas u bë agjent shitjes. Në ditët e sotme zotëron një shtëpi që kushton 350 mijë paund në Croydon dhe biznesi i tij i çajit ‘Tuk Tuk Chai’ ka arritur në 2 milionë paund. Rupesh shtoi se po mendon mundësinë për të gjetur investitorë të huaj për të zgjeruar biznesin.
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...