Nuk ka si një dush i freskët pas një ditë të gjatë e të lodhshme. Tani në verë, duket sikur çdo kohë është e përshtatshme për dush, por prisni, a duhet të jetë vërtetë ?
Sipas dermatologëve, dushi i përditshëm vjen me më shumë dëme për lëkurën e shëndetin sesa përfitime.
Kimikatet e sapunëve dhe shampove, uji i ngrohtë dhe qëndrimi i zgjatur në dush, do të thajë lëkurën në nivel qelizor. Bëni dushe të shpejta, me ujë të vakët dhe sigurohuni që të hidratoni lëkurën gjithmonë për t’i rikthyer lagështinë e humbur.
Sipas Dr. Casey Carlos, ndihmës profesor i mjekësisë në katedrën e dermatologjisë në Universitetin e Kalifornisë, pohon se shumica e njerëzve përdorin sapun kur në të vërtetë nuk kanë nevojë për të. Karlos thotë se lëkura është e aftë të pastrojë veten dhe nuk është i nevojshëm përdorimi i shampos në të gjithë sipërfaqes e lëkurës, veç zonave ku gjendrat e djersës janë në një numër më të lartë.
Ashtu si lëkura, larja e flokëve tuaj çdo ditë do të eleminojë yndyrën natyrale duke i lënë flokët të thatë. Dermatologët thonë se nuk duhet t’i lani flokët më shumë se një ose dy herë në javë.
Ndonëse mund të duket se dushi pastron dhe eleminon bakteret nga lëkura juaj, ajo që nuk dini me shumë mundësi është që shumica e tyre janë të dobishme për shëndetin e lëkurës. Pa bateret e mira sistemi imunitar, sistemi tretës e shumë sisteme të tjera nuk do të funksiononin si duhen. Dëmtimi i mikrobiomës gjithashtu mund të çojë në një sërë problemesh. Burimi: Living
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...