Studimi i kryer në Britani të Madhe ka sjellë rezultate mahnitësë.
Bazuar në pyetjen se sa shpejtë ecin njerëzit, shkencëtarët ishin në gjendje që të parashikonin shanset e tyre rreth sëmundjeve të zemrës. Nëse ecni shpejtë, shanset janë më të vogla, transmeton portal arbresh.info
Njerëzit e moshës së mesme të rritur që thanë se ecnin më ngadalë kishin dy herë më shumë të ngjarë të vdisnin nga sëmundjet e zemrës në krahasim me ata që thoshin se ecnin më shpejt. Studimi analizoi gjendjen shëndetësore të më shumë se 420,000 të rriturve në Britani të Madhe, të cilët u ndoqën për gjashtë vjet.
Gjatë hulumtimit, rreth 8,600 të anketuar humbën jetën dhe 1,650 prej tyre vdiqën nga sëmundjet e zemrës. Natyrisht, ishin ata që ecnin ngadalë.

Rreziku ishte më i lartë për ata me një indeks të ulët të masës trupore, që do të thotë se ata humbën masën e muskujve me kalimin e viteve.
Studimi gjithashtu arriti në përfundimin se ushtrimi ose ndonjë aktivitet fizik ka të bëjë me shpejtësinë e ecjes ndihmon në shëndetin e zemrës. Kështu, logjikisht, ata që ecnin ngadalë dhe nuk ushtroheshin ishin më të ekspozuar ndaj sëmundjeve të zemrës. Pavarësisht nga rezultatet, disa kërkime më shumë janë të nevojshme për të treguar sesi shpejtësia e ecjes mund të përdoret në të ardhmen për të parandaluar sëmundjet e zemrës./arbresh.info/
Prokuroria autorizon Policinë për ndërmarrjen e veprimeve he...
Rama: Punët e Shqipërisë vijojnë pa ndalim, do ulemi në trye...
Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pa...
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...