Djemtë përbëjnë pothujase një të tretën e imazheve abuzuese të seksit në internet dhe shpesh vuajnë tmerret me të këqija, zbulon një studim i ri.
Interpol dhe Ecpat, një organizatë ndërkombëtare me bazë në Bangkok, që luftonin kundër abuzimit seksual të fëmijëve, ka gjetur se djemtë vuajnë më shumë se sa ishte menduar, transmeton portali arbresh.info
“Numri i djemëve të abuzuar seksualisht përmes internetit është më i lartë se që e kishim menduar”, tha Marie-Laure Lemineur në një konferencë shtypi në Bruksel.
Raporti thotë se 64.8 përqind e viktimave të paidentifikuara ishin vajza, ndërsa 31.1 përqind ishin djem.
“Kur djemtë e kanë përshkruar abuzimin, ajo ka dalë të jetë më e ashpër”, tha raporti.
Gjetjet janë të rëndësishme dhe kërkojnë studime të mëtejshme, sepse shpesh supozohet se vetëm vajzat mund të abuzohen në një numër më të madh.
Studimi vlerësoi nivelet e viktimizimit nga rastet e lakuriqësisë, paraqitjes erotike, aktivitetit eksplicit seksual, sulmit, sulmit të rëndë, si dhe sadizmit dhe kafshimit./arbresh.info/
Parashikimi i motit për nesër – E diela me shi, pasdite mund...
Pritjet në kufi: Dheu i Bardhë pika më e ngarkuar
Nicolas Maduro sjellet në Nju-Jork
Gjermania mbështet kërkesën për një zgjidhje të qëndrueshme ...
Maduro pritet të paraqitet në gjykatë deri të hënën në mbrëm...
Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagoset një vajzë kali...