Fjalët e Dalai Lama janë të ndërthurura me këshilla dhe udhëzime të duhura për jetën.
Përmes fjalëve ai tregon se si të jetojmë thjeshtë dhe me lehtësi, ndërsa së fundmi është shprehur edhe në lidhje me festat dhe ditëlindjet, transmeton portal arbresh.info
“Unë nuk i festoj ditëlindjet. Më duket humbje kohe. Për mua, kjo ditë nuk ndryshon nga të tjerat. Në një farë mënyre, çdo ditë është ditëlindje. Zgjohuni në mëngjes, gjithçka është të freskët dhe të ri, dhe gjëja kryesore është që kjo e re në ditë të sjellë diçka të rëndësishme”, tha ai.
Deri me sot, njerëzit kanë pasur zakon që të festojnë për të gjitha festat, por mbi të gjitha këto më e rëndësishmja është që ata duan t’u lënë përshtypje të tjerëve.
Sipas Dalai Lama, gara për festat fillon që nga nënat, pasi ato garojnë të tregojnë se cila po organizon festë më të madhe dhe më të bukur.
Fëmija nuk ka nevojë për këtë ekstravagancë, por për prindër të lumtur.
Për njerëzit e mençur dhe vërtet të lumtur – çdo ditë është një festë. Dhe kjo ditë nuk karakterizohet nga ushqime të shijshme, muzikë me zë të lartë dhe liri nga puna e urryer. Kjo qëndron në faktin se çdo orë është një gëzim. Momenti i tanishëm është gjëja më e çmuar dhe më e vlefshme që keni.
Pra, mos prisni ditë “speciale”, por jetoni gëzim në çdo moment të jetës tuaj./arbresh.info/
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...
Ambasada e ShBA-së: Synojmë të punojmë me qeverinë e re për ...
Rama në Bruksel, takohet me Përfaqësuesen e Lartë për Politi...
Kështu po duket ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër
Murati: Me qeverinë Kurti rriten edhe shtesat për nënat leho...
Tragjike në Vjenë/ Torturohet për orë të tëra dhe digjet në ...