Kur partneri juaj shfaqet i qetë në prag të derës me një buqetë me lule, a e pyetni vetën se çfarë është duke ndodhur?
Nëse jeni ky tip i femrave, të cilat dyshoni në butësinë e një burri, duhet të dini që keni shoqe plot, transmeton portal arbresh.info
Një studim i ri ka treguar se kur një burrë bëhet “shumë i mirë”, një grua zakonisht dyshon fillimisht se ai dëshiron të fshehë diçka.

Psikologët kanë përcaktuar se dy të tretat e grave priren të dyshojnë se partneri i tyre është i pabesë nëse ai befasisht fillon të kryejë truke të reja në shtrat dhe një e treta e të anketuarve mendojnë se një burrë mashtron nëse papritmas u sjell të brendshme seksi, bixhuteri ose mëngjesin në shtrat.
Sjellja e dyshimtë përfshin edhe përpjekjen e burrit për të bërë punët e shtëpisë.
Nga ana tjetër, nëse një grua befas bëhet më e kujdesshme, meshkujt fillimisht nuk do të mendojnë se e dashura e tyre po fsheh diçka, por thjesht do ta shijojnë atë. Alarmi i tyre bie nëse gjysma e tyre më e mirë befas fillon të vishet, blen të brendshme seksi dhe nuk i kushton më vëmendje.
Megjithatë, vetëm një e pesta e femrave, kur vërejnë ndryshime në sjelljen e partnerit, dyshojnë se kjo ka të bëjë me një aferë të madhe. Shumica mendojnë se i dashuri i tyre dëshiron të mbulojë disa mëkate të vogla, të përditshme./arbresh.info/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar