Stina e verës është periudha në të cilën duhet të kujdesemi shumë për shëndetin dhe produktet që konsumojmë. Nutricientët ju japin disa këshilla rreth ushqimeve më të mira që duhet të konsumoni dhe atyre që ju dëmtojnë. Ja cilat janë ato, transmeton Shendeti.com.al.
Kafja: Përmban antioksidantë dhe tanine të cilët ndihmojnë në forcimin e zemrës dhe zhbllokimin e arterieve. Po ashtu këta përbërës janë të dobishëm për melçinë, një filxhan në ditë largon rrezikun cirrozës në 20 për qind, ndërsa 4 filxhanë në ditë reduktojnë këtë rrezik në 80 për qind.
Farat e pjekura: Pavarësisht nga rritja e kostos së jetesës dhe komoditetit, farat e pjekura janë akoma në çmime të ulëta dhe gjithmonë janë konsideruar si tepër të dobishme për zemrën. Por ato zakonisht fryjnë stomakun me gazra, prandaj kujdes, nëse nuk doni bark të fryrë duhet t’i evitoni.
Akullorja: Edhe pse në përbërjen e saj ka sheqer, akullorja nuk ka nivele të larta të glukozës, çka do të thotë se akullorja e sjell sheqerin në gjak gradualisht pasi ju ta keni shijuar atë. 7 grame akullore kanë 114 klalori dhe ndërsa 6 gramë yndyrë përmbajnë 11 kalori.
Buka e bardhë: Shpesh thuhet se mielli i pasitur është më i mirë për organizmin, por në fakt mielli i bukës së bardhë është i pasur me kalcium dhe hekur, vitaminë B1 dhe naicinë. Pra buka e bardhë është me pak e pasur ne fibra, çka do të thotë se pjesa më e madhe e kalciumit është e thithur. Ju mund të vazhdoni të konsumoni bukë të zezë, por buka e bardhë ka me shumë vlera ushqyese.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit