Çfarë mendojnë njerëzit në Evropë mbi abortin, homoseksualitetin dhe seksin para martesës

18:53 | 14 Dhjetor 2016
Trina Galanxhi

Sondazhi i kryer nga Ipsos Mori që hulumton mendimet e njerëzve dhe realitetin në bazë të statistikave, kanë pyetur njerëzit në Evropë mbi abortin, homoseksualitetin dhe seksin para martesës.

Anketuesit janë pyetur nëse këto veprime konsiderohen të moralshme nga ana e tyre, transmeton arbresh.info.

Holandezët ishin larg përgjigjeve të sakta. Në anketime 37% kanë kundërshtuar abortin, kursë në realitet janë vetëm 8% që e konsiderojnë abortin moralisht të papranueshëm.

Ndërsa, në anketime 5% e holandezëve mendojnë se seksi para martesës dhe homoseksualiteti konsiderohen moralisht të papranueshme, në fak 36% e njerëzve mendojnë njejtë.

Në anën tjetër, në Indonezi të anketuarit mendonin se  përqindjen e atyre krahasim me homoseksualitetin do të ishte 79%, ndërsa shifra e vërtetë është 93%.

Anketimi ka shtruar pyetjen edhe mbi përqindjen e njerëve që e konsiderojnë vetën të lumtur. Në çdo vend, të dhënat e të cilave ishin në dispozicion, të anketuarit kanë nënvlerësuar lumturinë.

Kanadezët mendonin se bashkëatdhetarët e tyre do të përgjigjeshin se 60% e tyre janë të lumtur, në fakt 87% indentifikohen si të tillë.

Koreano jugorët e kanë nënvlerësuar shkallën e lumturisë kombetare, duke vlerësuar se vetëm 24% e njerëzve do të përgjigjën se janë të lumtur, por sipas sondazhit të vitit 2010, 90% e njerëve janë përgjigjur se janë ‘të kënaqur’ ose ‘shumë të lumtur’, transmeton arbresh.info.

Anketa e cila u zhvillua në prag të zgjedhjeve amerikane, ka pyetur njerëzit se kush do të fitonte zgjedhjet presidenciale. Shumica e tyre janë përgjigjur që Hillary Clinton do të jetë presidentja e ardhshme e SHBA-ve, megjithatë fitues u shpall Donald Trump.

Ata që bënë tifo për Donald Trump ishin nga Rusia, Serbia (42% Trump, 29% Clinton), Kina (32% Trump, 28% Clinton).

Kompania Ispos Mori ka intervistuar 26,250 njerëz në mes 22 shtatorit dhe 6 nëntorit të vitit 2016. Anketa është kryer në 40 vende të botës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale