Është e mundshme të dukeni më atraktive brenda pak minutave.
Disa strategji përfshijnë ndryshimin e pamjes fizike; tjerat përfshijnë më shumë qasjen apo sjelljen tuaj me tjerët.
Më poshtë, Telegrafi ju sjellë disa mënyra përmes së cilave do t’i bindni tjerët se jeni atraktive – dhe këto nuk marrin shumë kohë!
Buzëqeshni më shumë
Në dy eksperimente të ndryshme, hulumtuesit e Zvicrës kishin ekzaminuar lidhjen mes joshjes dhe buzëqeshjes.
Ata kishin zbuluar se aq më e madhe buzëqeshja, aq më joshëse dukej një fytyrë!
Vishuni me të kuqe
Një studim – me pjesëmarrës nga Kina, Anglia, Gjermania dhe SHBA – ka zbuluar se femrat duken më joshëse kur vishen me të kuqe.
Vishni take të larta
Në vitin 2015 është publikuar një studim francez, ku tregohej se meshkujt i shohin tejet atraktive gratë të cilat veshin take të larta.
Prandaj, herën tjetër që dilni, zgjedhni mirë çfarë mbathni!
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...