Dinamo Zagreb ka shënuar një fitore bindëse 4-1 ndaj FCSB, në ndeshjen e shtatë të Ligës së Evropës, ku vendasit dominuan nga minuta e parë deri në fund.
Skuadra kroate e nisi fuqishëm takimin dhe kaloi në epërsi që në minutën e 7-të, kur Monsef Bakrar realizoi me kokë pas një pasimi të saktë nga Niko Galešić.
Epërsia u dyfishua shpejt, në minutën e 11-të, me Dion Beljon, i cili përfitoi nga asistimi i Arbër Hoxhës dhe shënoi me qetësi brenda zonës.
FCSB reagoi në minutën e 42-të, duke ngushtuar shifrat në 2-1 me golin e Daniel Bîrligea, por kjo nuk mjaftoi për ta kthyer ndeshjen në lojë.
Në pjesën e dytë, Dinamo ruajti kontrollin dhe në minutën e 71-të riktheu epërsinë prej dy golash, sërish me Dion Beljon, pas asistimit të Josip Mišić.
Në minutat shtesë, Sandro Kulenović vulosi fitoren me golin përfundimtar 4-1.
Me këtë fitore Dinamo është e 20-ta me 10 pikë kurse FCSB mbetet e 29-ta me katër më pak./Arbresh.info
U raportua për vdekjen e tij, Netanyahu poston video: Po vde...
Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem...
Kurti shtron iftar për BIK-un: Falenderojmë Tërnavën për kon...
Hattrick i Raphinhas, Barça fiton ndaj Sevillas dhe ruan dis...
Incident në Liqenin e Badovcit, peshkatari kanos me armë roj...
Martohet Princ Leka II, ceremonia private u mbajt në Kështje...