Një studim i publikuar në revistën shkencore “The Lancet” sugjeron se edhe një shëtitje e shkurtër ditore mund të ulë ndjeshëm rrezikun e vdekjes së parakohshme.
Studimi u udhëhoq nga shkencëtarë të Shkollës Norvegjeze të Shkencave të Sportit dhe analizoi të dhënat e rreth 135 mijë personave nga Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, ShBA-ja dhe Suedia.
Sipas rezultateve, vetëm 5 minuta ecje në ditë mund të ulë rrezikun e vdekjes së parakohshme me rreth 10 për qind, ndërsa 10 minuta ecje mund ta ulin këtë rrezik deri në 15 për qind. Tek personat më pak aktivë, përfitimi është pak më i ulët, por gjithsesi i rëndësishëm.
Studiuesit theksojnë se çdo aktivitet që rrit rrahjet e zemrës, si ecja e shpejtë, punët e shtëpisë apo ngjitja e shkallëve, mund të ketë ndikim pozitiv. Gjithashtu, ulja e kohës së kaluar ulur me 30 minuta në ditë mund të parandalojë rreth 4.5 për qind të vdekjeve.
Ekspertët e shëndetit e cilësojnë studimin si një mesazh shprese, duke theksuar se edhe ndryshime të vogla ditore në stilin e jetesës mund të sjellin përfitime të mëdha për shëndetin.
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...