Një grua nga Bjellorusia është kurorëzuar për herë të parë si femra më e bukur në botë me aftësi të kufizuara.
“Luftoni ankthin dhe frikën”, tha Aleksandra Chichikova, 23-vjeçare, student e psikologjisë, transmeton portali arbresh.info
Lebohang Monyatsi nga Afrika e Jugut u zgjodh si përcjellësja e dytë, ndërsa Adrianna Zaëadzinska nga Polonia u zgjodh përcjellësja e tretë.
Konkursi u organizua nga një fondacion polak, i pari i këtij lloji.
Organizatorja e konkursit, Katarzyna Wojtaszek-Ginalska tha për AFP se qëllimi ishte që “të ndryshojë imazhin e grave në karrige me rrota”.
Garueset kanë kaluar tetë ditë në kryeqytetin e Polonisë, ndërsa në konkurs kanë marrë pjesë gra nga Brazili, Kanada, Franca, India, Italia, Meksika, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara./arbresh.info/
https://www.instagram.com/p/BZrImpKhasr/
https://www.instagram.com/p/BZuTf84B_zi/
Shefi i Këshillit të Evropës bën thirrje për më shumë mbësht...
Foda: Objektivi më i madh mbetet kualifikimi në Euro 2028
Aksidentohen dy policë gjatë operacionit antidrogë në Korçë
Konjufca pas takimit me kongresistët amerikan: SHBA-ja, part...
Foda për prurjet e reja: Nëse vazhdojnë me paraqitje të mira...
Osmani në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Ndamë së bash...