Buka me ullinj është njëra nga gatesat e shpeshta që zë vend në tryezën e meraklive të ushqimit
Provojeni e na thoni a u pëlqeu si shije
Përbërësit:
– 500 g miell i bardhë;
– 150 mililitra ujë;
– 150 mililitra lëng portokalli;
– 1 qese e vogël pluhur për ëmbëlsira;
– 1 lugë e vogël sodë bikarbonati;
– 1 lugë e vogël lëng limoni;
– 1 grusht ullinj të grirë imët;
– 1 lugë e vogël kripë;
– pak rigon apo rozmarinë;
– pak vaj iliri.

Përgatitja:
Përzieni miellin, pluhurin e ëmbëlsirave, kripën, erëzat dhe sodën e bikarbonatit.
Shtoni ujin, lëngun e portokallit, lëngun e limonit dhe ngjisheni derisa të bëhet brumë i lëmuar.
Pastaj zhvendoseni brumin në tavolinë të punës në të cilën keni qitur disa pika vaj ulliri.
Tëhollojeni bukën në trashësi deri në 2 centimetra dhe qiteni në tepsi të përshtatshme.
Shpojeni pak sipërfaqen e bukës me pirun dhe qitni pak vaj ulliri, pak rigon.
Piqeni në 180 gradë celsius rreth 30 minuta.
Kur buka të ftohet, shërbejeni.
Ju bëftë mirë! /Telegrafi/
Një grua bie nga ura e re e Ibrit, shpëtohet nga një polic –...
Sunderland ndal Manchester Cityn, Arsenal mbetet në krye të ...
Egjipti, Katari dhe Turqia paralajmërojnë Hezbollahun: Dorëz...
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuari...
Një natë pas Vitit të Ri, Prishtina renditet e 22-ta në botë...
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...