Një studim i ri thotë se britanikët kalojnë më shumë kohë në tualet se duke bërë ushtrime. Ata kalojnë mesatarisht tri orë dhe nëntë minuta në javë në tualet dhe vetëm 90 minuta në javë në aktivitet. 64% e tyre ulen për të paktën gjashtë orë para kompjuterit ose thjesht duke parë televizor.
Për të arritur te këto statistika është bërë një seri sondazhesh, duke pyetur rreth dy mijë të rritur. Interesant është fakti se vetëm 12% e tyre e dinë se sa ushtrime u duhen për të mbajtur trupin në formë. Nëse nuk e dini as ju që po lexoni këtë shkrim, duhen 150 minuta ushtrime në javë (ecje me biçikletë, not apo ecje sportive).
Rrjetet sociale, ndërkohë, po ndikojnë shumë në sensibilizimin e njerëzve për të bërë ushtrime. 41% e të rinjve janë përgjigjur se fotot e personazheve VIP në palestër i nxisin, por kjo përgjithësisht nuk vlen për moshat mbi 24 vjeç.
Steven Ward, shefi ekzekutiv i UKactive-s, thotë: “Trupi i njeriut është bërë për të lëvizur, por jeta moderne i ndalon njerëzit të kenë aktivitet fizik. Ne kalojmë më shumë shumë kohë duke shpenzuar, se sa duke u djersitur. Shqetësimi më i madh është pikërisht ky. Këtë mungesë ekuilibri po e shkakton edhe përdorimi i celularëve gjatë gjithë kohës”.
Profesori Sir Mui Gray, ndërkohë, alarmon: “Mungesa e aktivitetit fizik është vrasësi i heshtur i shoqërisë. Sa më shumë të qëndrosh ulur, aq më shumë sëmundje mund të kesh. Njerëzit mendojnë se ushtrimet janë vetëm për të rinjtë, por kjo është e gabuar”./gsh/
Supergoli i Ilievskit e dërgon Prishtinën në epërsi pas pjes...
Festë apo vajtim? Vdekja e Khameneit nga sulmet SHBA-Izrael ...
Rahoveci 029 prezanton Richard Granberry në ditën e fundit t...
Parandalohet futja e 5 telefonave në Qendrën e Paraburgimit ...
Mot me diell javën e ardhshme, temperatura arrin 17°C
Trump thotë se SHBA-ja shkatërroi nëntë anije të marinës ira...