Benefitet e vajit të ullirit në kozmetikë

21:51 | 29 Prill 2019
Trina Galanxhi

Përveçse vlerave të mëdha ushqyese që ka vaji i ullirit është shumë i përdorshëm edhe për bukurinë e lëkurës apo flokëve.

Në këtë shkrim ju tregojmë disa nga benefitet e vajit të ullirit të cilat nuk janë vetëm në gatim.

Mund të përdoret si pastrues grimi për sytë

Ndonëse mund të jetë një grim i rënduar, sërish nuk mund t’i rezistojë fuqisë hidratuese të vajit të ullirit. Aplikojeni në pambuk dhe më pas në fytyrë dhe do të shihni se si maskara, lapsi për vetulla dhe make-up do të zhduken.

Hidratues për lëkurën

Ajo çfarë mund t’u shkojë në mend është se përdorimi i vajit të ullirit mund të shkaktojë yndyrë në lëkurë. Në fakt diçka e tillë nuk është e vërtetë. Nëse aplikohet në dozë të vogla do të depërtojë thellë, duke hidratuar lëkurën pa mbyllur poret.

Tonik për flokët

Ndonëse ekziston një numër i madh vajrash për flokët, idealja do të ishte të përdorni një lugë gjelle  vaj ulliri të ngrohtë në flokë të lagur. Më pas butësisht masazhoni kokën dhe flokët. Lëreni të veprojë për gjysmë ore dhe flokët do të jenë të shndritshme dhe të ushqyer mirë.

Buzët e thara

Nëse ju thahen buzët, për t’i patur ato të buta mund të përzieni vaj ulliri dhe dyll blete të shkrirë në një raport prej 1: 1, duke shtuar një pikë nga vaji juaj esencial i preferuar.

Kundër djegieve dhe irritimeve të lëkurës

Vaji i ullirit qetëson djegiet dhe acarimet e lëkurës. Është një ndihmë e vlefshme në trajtimin e skuqjen së lëkurës. Mund të përdoret gjithashtu tek bebet e sapolindura për të zbutur lëkurën e tyre delikate nga acarimi i pelenave.

Forcon thonjtë

Vaji i ullirit përdoret për të zbutur kutikulat e bezdisshme. Gjithashtu nëse doni të keni thonj të fortë dhe të shëndetshëm, shtoni pak vaj ulliri në një tas me ujë të ngrohtë dhe  vendosni duart tek kjo masë disa minuta para se të aplikoni manikyrin./Opinion

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme