Larja paraqet kënaqësi të madhe për beben. Në fillim ekziston një frikë e konsiderueshme, sepse prindërit nuk janë të shkathët për ta mbajtur beben, mirëpo pas disa larjeve arrihen shkathtësitë dhe shtohet kënaqësia e dyanshme.
Në vitin e parë bebja nuk rekomandohet të lahet me sapunë as me shkumat aromatike, vetëm uji i pastër i ngrohtë.
Nëse bebja ka shumë flokë, duhet larë me shampon të butë për disa ditë dhe gjithmonë të lahet mirë, të shpëlahet mirë me ujë, pastaj të fshihet me peshqir dhe të krihet.
Duhet kushtuar kujdes në pjesët përreth veshëve, rreth qafës, nënsqetullat dhe gilcat. Ato pjesë duhet larë mirë me ujë dhe me dorëz prej mëndafshi.
Prindërit dëshirojnë që bebet e tyre të jenë me aroma të ndryshme, mirëpo kjo nuk i bën mirë lëkurës, sepse ua dëmton shtresën mbrojtëse.
Pra, lëkura është e ndjeshme ndaj gërvishtjeve, si edhe ndaj ekzemave, por mund të shfaqen edhe astma dhe probleme të tjera alergjike.
Kupa e Anamoravës 2026 zhvillohet nesër në Kamenicë
Astronautët e NASA-s morën iPhone 17 Pro Max për të dokument...
Ekuipazhi i Artemis II tani është në gjysmën e rrugës drejt ...
Beteja e udhëheqësve të UÇK-së në Hagë po shkon drejt fundit
Kryeministri sllovak kërkon që BE-ja t’i heqë sanksionet nda...
Pas presidencës, këto janë privilegjet që do t’i gëzojë Osma...