Shumë shpejt, një autobus i pajisur me shtretër dhe ku do të shërbehen “smoothie” në bord, mund të xhirojë në rrugët e 4 qyteteve të Mbretërisë së Bashkuar.
Pasagjerët mund të flenë të pashqetësuar, duke mos pasur merak se humbasin stacionin, pasi do të ketë stjuardesë që do i zgjojnë pak para se të arrijnë në destinacion.
James Cox, shefi i Simba, që është ideatori i këtij autobusi, tha: “Studimet tregojnë se ne flemë në mjetet e transportit publik 27 herë në vit dhe dhjetori është muaji kur kemi më shumë mungesë gjumi”.
Simba është në bisedime gjithashtu për të bërë të mundur që në këtë autobus të mund të porositet ushqim, që do të arrijë në shtëpinë e pasagjerit në të njëjtën kohë me pasagjerin.
Autobusi do të ketë ujë mineral pa limit, kafe dhe “smoothie”./TCH
Omega 3 cilat janë format më të përhapura dhe më të sigurta
Humb jetën një 36-vjeçar në Shkodër
Elita 5 dhe Aurela Gaçe shtojnë ngjyrat e spektaklit në Fest...
Vriten pesë ushtarë izraelitë gjatë luftimeve në Liban
E pamundur për Real Madridin ta mbajë Gulerin: Dy gjigantët ...
Deputetja e LDK-së: Takimi trepalësh për dialogun Kosovë-Ser...