Mbretëresha Elizabeth II ka një sens humori të paparë.
Në një intervistë për “People Magazine”, Sally Bedell Smith, autore e “Elizabeth the Queen: The Life of a Modern Monarch”, deklaroi se Mbretëresha ka aftësi që të bëjë humor në llogari të saj, transmeton portal arbresh.info
Ajo gjithashtu ka theksuar se Mbretesha kur qesh, qesh më zë të lartë dhe “dëgjohet në tërë shtëpinë”.

Sally Bedell Smith zbuloi gjithashtu se 94-vjeçarja ka një humor me ‘këmbë në tokë’.
Historia që e tregon autorja lidhet me dasmën e Prince Charles dhe Princeshës Diana. Gjatë ceremonisë në Londër, Mbretëresha kishte thënë “Oh, ja fytyra ime si Miss Piggy”.
Angela Kelley, rrobaqepësja e mbretëreshës, kujtoi gjithashtu një kohë kur mbretëresha bëri një pushim nga zyrtariteti i saj i zakonshëm gjatë një sesioni fotografik. Gjatë një seti për të festuar Jubileun e saj në 2012, Madhëria e saj shpërtheu në një seri pozash “duke rrëshqitur duart brenda dhe nga xhepat e saj dhe duke i vendosur në ijet e saj, duke imituar pozicionet e një modele profesioniste”, kujton ajo.

“Mbretëresha është një person fizik”, shtoi Angela për People.
Ajo shtoi si Barry ( fotografi) dhe ajo po përjetonin një moment ndryshe atë ditë.
Gjatë pandemisë, sikurse për mbarë botën dhe Mbretëresha ka marrë vendimet e saj në lidhje me punëtorët që punojnë në Buchingham Palace. 1,200 anëtarët e saj të stafit i janë përshtatur rregullave të reja për punë fleksibile./arbresh.info/
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...