Jo të gjithë i festojnë Krishtlindjet. Por, ata që e bëjnë, mund të jenë në dilemë nëse duhen gënjyer për fëmijët për vërtetësinë dhe ekzistencën e babagjyshit që hyn nga oxhaku dhe sjell dhurata.
Studiuesja Kelly Allen, një psikologe e Universitetit të Melburnit, e sheh pozitivisht gënjeshtrën që u thuhet fëmijëve. Sipas saj, miti i plakut me kostum të kuq nxit imagjinatën e fëmijëve, ndërsa shton se më pas u takon prindërve që t’i ndihmojnë fëmijët të kuptojnë.
Një mendim ndryshe sjell studiuesja Ameneh Shahaeian e Universitetit Katolik të Australisë.
“Kur fëmijët pyesin nëse babagjyshi është i vërtetë apo jo, ata janë në gjendje të bëjnë dallimin midis realitetit dhe karaktereve imagjinare, ndaj nuk është e nevojshme të gënjehen.”
Të tjerë psikologë thonë se historia e babagjyshit i nxit fëmijët që të jenë konsumatorë të ideve të të tjerëve.
Super paraqitje e ‘Krabenit’, FUT kualifikohet në play-off t...
VLEN: Protesta e studentëve po e nxjerr në shesh mashtrimin ...
Universiteti i Tiranës: E drejta për t’u arsimuar dhe për t’...
Irani refuzon armëpushimin e ShBA-së
Arteta “çmend” Arsenalin: stërvitje me stilolapsa para ndesh...
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standar...