Simbolika e njeriut prej dëbore.
Është një klishe klasike e dimrit ku fëmijët e ndërtojnë një njeri prej dëbore.
Secili është skulptor i së paku një njeriu të tillë. Por, pse njerëzit e bëjnë këtë, cila është simbolika e tij që asnjëherë nuk na është thënë?! Apo thjeshtë është çështje argëtimi. Për disa kultura një burrë prej dëbore ndërtohet me të vetmin qëllim vetëm pse është një skulpturë pa kosto. Shpesh e keni parë shallin, kapelën tuaj në ‘trupin’ e tij, madje edhe hunda e tij prej karote tregon se çdokush mund të posedojë në kuzhinë. Gjithashtu, simbolika e buzëqeshjes tregon se është diçka argëtuese, shkruan rtv21.tv.
Ndërsa, disa të tjerë kanë thënë se njeriu prej dëbore simbolikisht është shndërruar në një portret që shënon fundin e muajve të akullt dhe tiraninë e dimrit. Madje, në Cyrih të Zvicrës një burrë dëbore vihet në turrë të druve apo duke e shpërthyer me fishekzjarrë vetëm për kënaqësinë e turmës dhe shënimin e fundit të muajve të dimrit. Thuhet se njeriu prej dëbore është zbuluar qysh në mesjetë, por ne duhet të supozojmë se njerëzit si qeniet krijuese, ka përfituar dhe ka ushtruar talent në krijimin e skulpturave nga materialet e akullta siç është dëbora./21Media
PDK mbledh Kryesinë: Po rrezikohet rendi kushtetues, s’do ta...
Trajneri i moshave të Juventusit kundër transferimit të Lewa...
ZYRTARE: John Stones largohet nga Manchester City pas një de...
Trump thotë se Irani sapo e ka informuar Uashingtonin se ësh...
Simeone flet hapur për të ardhmen e Julian Alvarez: Nuk jam ...
Gjuajtën me armë zyrtare jashtë detyrës, IPK suspendon dy po...