Patjetër të lidhni rripin e sigurisë por vetëm nën stomak, jo mbi të.
Vështirësitë eventuale në shtatzëni mund të shfaqen tre muajt e parë, kur shfaqen mundimet e shpeshta për shkak të përshtatjes së organizmit.
Në valixhe, pos dokumenteve personale, patjetër të keni librezën shëndetësore, konstatimet mjekësore dhe telefonin e mjekut i cili përcjell shtatzëninë tuaj… Vishni rroba të rehatshme dhe mos u brengosni. Vozitja e veturës nuk do të dëmtojë beben.
Me tren udhëtimi është më i rehatshëm, ndonëse mund të zgjasë shumë.
Udhëtimi me tren është më i rehatshëm për shtatzënat, sepse në çdo çast mund të çohet në këmbë dhe të shëtisë, ndërkaq edhe më rehat do të ndihet nëse merr trenin e fjetjes.
Nëse vetura juaj nuk ka rregullator klime, para se të niseni në rrugë hapni dyert e veturës, ndërkaq gjatë vozitjes bëni shpesh pauza, në mënyrë që t’i shpini këmbët.
Kur të dilni nga vetura, patjetër duhet të shëtisni pak, sepse fëmija juaj ka nevojë për rritjen e qarkullimit të oksigjenit. Veturën gjithmonë parkojeni në hije, transmeton telegrafi.
Nuk duhet të vozisni shpejt, nuk do t’ju përshtatet vozitja e këtillë, andaj mos u ngutni. Kënaquni me udhëtimin.
Kini parasysh që airbag-u nuk paraqet rrezik për beben në rast aksidenti, sepse fryhet vetëm në zonën e kokës dhe të koshit të kraharorit.
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...
Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë s...
FSK stërvitje ushtarake në Koliq dhe Badovc fundjavën tjetër...