Një fundshpinë e sheshtë nuk duket edhe aq seksi në një palë rroba banjo apo xhinse të ngushta.
Filloni të bëni këto ushtrime për të pasur trupin e ëndrrave tuaja. Ju nuk keni nevojë të shkoni në një palestër për të pasur të pasmet e ëndrrave.
Kemi përzgjedhur 9 ushtrime për t’ju ndihmuar të keni një prapanicë mbresëlënëse në formë të shkëlqyer.
– Bëni një hap të gjerë prapa, në anën drejt këmbës mbështetëse, siç tregohet në figurë.
– Uluni dhe përkulni gjurin e këmbës mbështetëse.
– Ngrihuni dhe drejtoni këmbët.
Përsëriteni 15 herë dhe bëni 2 grupe për secilën këmbë.
Ju mund të përdorni një shishe uji të rëndë në vend të një gire si në figurë.
– Përkulni gjunjët, siç tregohet në foto dhe bëni një ulje poshtë jo të plotë.
– Mbani shpinën drejt dhe përkuluni përpara në dysheme. Ndjeni tensionin në të pasmet tuaja.
– Ngrihuni!
Përsëritni 15 herë dhe bëni 2 grupe.
Edhe në këtë rast ju mund të përdorni një shishe uji të rëndë në vend të një shtange të lehtë.
– Përkulini gjunjët pak.
– Mbajeni shpinën dhe shtrihuni përpara siç tregohet në figurë. Ndjeni tensionin në mollaqet tuaja.
– Ngrihuni!
Përsëritini 15 herë dhe bëni 2 grupe.
– Ngrini gjurin tuaj të majtë dhe ndjeheni tensionin në vithen tuaj të djathtë.
Përsëriteni 25 herë dhe bëni 2 grupe në secilën këmbë.
– Bëni një hap para me këmbën tuaj të djathtë dhe të majtë, njëra pas tjetrës.
– Ngrini gjurin tuaj të djathtë lart dhe ndjeni tensionin në vithen tuaj të majtë.
Përsëriteni 20 herë dhe bëni 2 grupe në secilën këmbë.
– Merrni pozicionin dërrasë siç tregohet në figurë.
– Ngrini këmbën tuaj të majtë. Mbajeni këtë pozicion për 2 sekonda.
Përsëriteni 15 herë dhe bëni 2 grupe në secilën këmbë.
– Shtrihuni me fytyrën drejtuar poshtë. Tërhiqni muskujt e barkut. Mbajini këmbët tuaja të bashkuara.
– Ngrini barkun nga dyshemeja ose tapeti ku jeni shtrirë. Zgjasni krahët tuaja prapa vetes.
Ngrijini këmbët nga dyshemeja.
Përsëriteni 30 herë dhe bëni 2 grupe.
– Uluni këmbadoras siç tregohet në figurën A.
– Ngrini krahun tuaj të djathtë dhe këmbën e majtë, duke prekur këmbët tuaja.
Përsëriteni 15 herë dhe bëni 2 grupe në secilën këmbë.
1.Ura me njërën këmbë
– Shtrirë në shpinë, zgjatini krahët në anët tuaja.
– Përkulini gjunjët në mënyrë që këmbët tuaja të jenë nën gjunjë.
– Ngrini këmbën tuaj të djathtë dhe ngrini lart.
Përsëriteni 20 herë dhe bëni 2 grupe në secilën këmbë.
Skrubi me kafe
Për të arritur rezultate më të mira, bëjuni skrub këmbëve dhe mollaqeve tuaja çdo ditë.
Recetë për skrub kafeje: Përzieni 100 g kafe të pjekur me 100 g kripë, 1 lugë vaj ulliri ose avokado dhe 2-3 pika vaj esencial portokalli. Mbajeni atë në frigorifer. Përdoreni atë pas trajnimit ose shtojeni atë në rutinën tuaj të përditshme.
Disa këshilla të fundit…
– Bëni dushe kontrasti, herë me ujë të nxehtë herë të ftohtë!
– Konsumoni më shumë proteina dhe yndyrna të shëndetshme (avokado, peshk etj)!
– Mos qëndroni ulur me këmbët tuaja të kryqëzuara!
– Masazhojeni veten me një furçë të thatë!
– Pini më shumë ujë!
– Flini mirë!
Irani nis fazën e katërt të operacionit kundër Izraelit
Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë të gatshme për b...
Seb Ponari përfundon udhëtimin me vrap nga Anglia në Shqipër...
Diçka që nuk është parë më herët, Barcelona bën një ‘kërkesë...
Ushtria izraelite kryen sulme ndaj objektivave ushtarake në ...
Stili i jetesës mund të zvogëlojë plakjen e trurit