5 arsyet kryesore që një grua e refuzon burrin në shtrat

22:29 | 3 Dhjetor 2016
Trina Galanxhi

Thonë se pas martese seksi ndryshon. E për këdo që pretendon të kundërtën e ka gabim.

Edhe pse raporti seksual është një nga shtyllat e mirëfunksionimit të një marrëdhëniecifti, jo gjtihmonë në martesë kjo vete si duhet.

Sipas studimeve janë femrat më të predispozuara të ”përtojnë” të kenë raporte seksuale, e meshkujt shpesh harrojnë arsyet pse ato janë të tërhequra në këtë pikë.

Për këtë seksologët theksojnë se janë pesë elemente apo shkaqe pse bashkeshortet refuzojnë seksin sa herë që bashkëshorti i tyre e kërkon atë.

  1. Ajo nuk kënaqet më prej tij – shpesh në martesë edhe seksi kthehet në “detyrë shtëpie”, e burrat mendojnë më shumë për vete se për femrën, për këtë seksologët këshillojnë më shumë kujdes. Të mos refuzoheni kënaqni atë të parën.
  2. Ajo nuk ndihet më seksi – kryesisht pas të bërit nënë, trupi I femrëns ndryshon, e ajo më shumë se kushdo ndjen diferencën, ndihet shpesh e pakënaqur me formën e saj të re, për të është detyrë e mashkullit të saj ta bëjë të ndjehet mirë dhe që është ende e dëshirueshme për të.
  3. Uria seksuale te femra është më e ulët se te meshkujt – kur femra është nënjë raporttë gjsatë e të qëndrueshëm uria e saj për seksbie, në kudnërshtim me ç’ndodh me meshkujt, ajo fokusohet më shumë te kërkesa për ledhatime, e për të tejkaluar edhe këtë pengesë duhet durim nga meshkujt dhe kujdes në përmbushjen e vëmendjessë dëshiruar pas martese.
  4. Ajo është e lodhur dhe e stresuar – shtëpia, përtej punës, mbajtja e fëmijëve,kujdes për ta, ushqimi etj, e lodhin shumë një femër, duke i marrë shumë kohë e duke I lënë pak kohë për veten. Bëhuni bashkëpunues në shtëpi, me fëmijët, jini ndihmë duke i mundësuar të ketë kohë për vete, dhe ajo do të jetë e disponueshme për cdo kërkesë.
  5. Ajo fokusohet të jetë Nënë, jo Bashkëshorte – femrat kur janë nëna synopjnë të jenë nëna perfekte në gjithcka, duke ju përkushtuar fëmijëve e shpesh edhe duke neglizhuar pjesën tjetër të botës, është detyrë e bashkëshortit të flasë me të për mënyrën si ndihet, për vëmendjen që keni nevoje, pa dialog s’mund të ketë jetë seksuale të kënaqshme.

Shpërndaje në rrjete sociale