Një trup i gjetur në një hendek ka prishur qetësinë e provincës Manzana, Itali.
Një vajzë e re, 6-muajshe shtatzënë, është gjetur e vdekur natën mes të mërkurës dhe të enjtes.
Ka qenë ish-i dashuri i vajzës 21 vjeçare, që i ka çuar karabinierët në vendin ku kishte vrarë vajzën nga Moldavia, pas një grindjeje mes tyre.
Mësohet se krimi është pranuar nga djali 19-vjeçar, që ka rrëfyer se e kishte vrarë disa ditë më parë dhe e kishte braktisur trupin e saj në hendekun, ku edhe u gjet.
19-vjeçari, nxënës në vitin e fundit të shkollës së mesme ka treguar para karabinierëve se vrasjen e ka kryer pas një grindjeje të fortë mes të dyve.
Ai e kishte rrahur dhe më pas mbytur. Kërkimet për vajzën kishin nisur prej disa ditësh, pasi ajo nuk ishte kthyer në shtëpi.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...