Një vajzë 12-vjeçare në Mississippi pati mundësinë që të hidhte një hap kolosal afrimiteti me vëllai e saj të porsalindur, pasi e priti vet në sallën e lindjes.
Jacee Dellapena ishte tejet e mërzitur dhe po qante, ndërsa mamaja e saj priste të lindte, pasi ishte shumë e shkurtër dhe nuk shihte dot lindjen e vëllait të saj.
Për këtë arsye, gjinekologu në sallë i veshi vajzës së vogël rrobat e duhura dhe i tha se ajo do të ishte pjesë e procedurës.
Jacee, pavarësisht se ishte e tmerruar nga përgjegjësia e madhe, u soll tej mase mirë, duke pritur vëllain e saj, madje i preu edhe kordonin e kërthizës, sigurisht nën mbikëqyrjen e mjekut.
Vogëlushja tha se ishte shumë e emocionuar nga ajo që ndodhi, e tregoi se mjeku e lejoi të shtypë lehtë barkun e nënës dhe gjithashtu të nxirrte jashtë foshnjen. Fotot e Jacee duke pritur vëllain e saj bënë xhiron e botës dhe vajza e vogël mori përgëzime të shumta, megjithëse pati nga ata që hodhën dyshime për vendimin e mjekut.
Prania e fëmijëve në lindjen e motrave apo vëllezërvë të tyre është bërë një trend në rritje në vendet perëndimore. Psikologët thonë se kjo mund të jetë një eksperiencë e mrekullueshme për fëmijët, por duke marrë parasysh potencialin për komplikime, duhet pasur tej mase kujdes.
Ambasada amerikane për Kombëtaren e Kosovës: Luajtën me zemë...
FFK publikon pamje nga ceremonia e dekorimit të lojtarëve ng...
Trump thotë se brenda “dy-tre javësh” SHBA-ja do të largohet...
Osmani dekoron Dardanët: Ata i dhanë gjithë kombit tonë shpr...
QKUK-ja fillon endoskopinë gastrointestinale për fëmijë
Fisnik Asllani reagon pas humbjes: Dhimbja është e madhe, is...