Blerja e një parfumi të shtrenjtë nuk e siguron suksesin në jetëgjatësinë e aromës!
Njësoj sikurse me një kostum të mirë, edhe parfumin duhet ta dini ta përdorni mirë – të paktën kështu thonë profesionistët e kësaj çështje.
Kur nuk dini ta përdorni parfumin e preferuar, ju vetëm e harxhoni kot pa e marrë efektin që e dëshironi.
Në fakt, ju mund t’i frikësoni edhe njerëzit afër jush me aromën tuaj.
Ku duhet ta aplikoni parfumin që të keni efektin e dëshiruar?
Në zonën prapa veshëve dhe kyçeve të dorës
Në këto zona, enët e gjakut janë vërtet afër sipërfaqes së lëkurës, ndërkaq pulsi dhe temperatura do ta ndihmojnë aromën të shpërndahet.
Në flokë
Është fakt i njohur mirë se flokët e ruajnë aromën falë teksturës që kanë. Sidoqoftë, ju duhet t’i mbani mend disa truqe: parfumet që përmbajnë alkool i thajnë flokët, prandaj në vend se ta aplikoni direkt në flokët, parfumet e tilla spërkatni në furçë të flokëve para se ta përdorni.
Në pjesën e pasme të qafës
Kjo ndoshta është zona më e “fuqishme”: e mban aromën më gjatë sesa zonat tjera!
Në pjesën ku lakohet bërryli
Ekspertët e parfumit thonë se kjo është zonë më e përshtatshme sesa qafa apo kyçi i dorës. Kushtoni vëmendje faktit se lëkura në këtë zonë është shumë e butë, prandaj ka pak më shumë rrezik të keni reaksion alergjik si pasojë e përbërësve të parfumit.
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...