10 metoda për të menaxhuar stresin edhe kur ndodheni në situata pa rrugëzgjidhje

15:39 | 4 Korrik 2017

Gjëra të këqija na ndodhin të gjithëve në jetë, thjesht ndryshojnë te mënyra se si secili prej nesh i përballon.

Ka raste ku mund të ndodhemi në situata vërtet të vështira, pa rrugëzgjidhje ku sasia e stresit mund të na rrezikojë edhe shëndetin.

Por, psikologët kanë disa metoda për t’i bërë situatat e vështira më të thjeshta, duke mos e lënë stresin të drejtojë jetën tonë.

Ja se çfarë duhet të bëni:

Pranojeni atë që ju ka ndodhur, dhe kujtoni të gjitha vështirësitë në jetë. Të gjitha kalojnë.
Ndajeni stresin me miqtë, flisni sa më shumë
Merreni jetën më avash, dhe shmangni mendimet për të ardhmen
Lexoni gjëra pozitive apo spirituale në mënyrë që të ndiheni më mirë
Mos mendoni negativisht. Sa herë ju vijnë të tilla mendime, bllokojini me mendime të tjera
Në të tilla raste shkoni në krahët e njerëzve që ju japin dashuri
Zgjidhni lumturinë
Kërkoni dashurinë, jo kontrollin
Kujtojani vetes që jeni përgjegjëse për veprimet tuaja
Koha shëron çdo gjë

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara