Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, uron Federatën e Atletikës të Kosovës (FAK), me rastin e pranimit me të drejta të plota si anëtare në Asociacionin Evropian të Atletikës (EAA).
Ministri Shala përgëzon drejtuesit e kësaj federate dhe atletët e Kosovës për këtë të arritur të jashtëzakonshme, duke u shprehur se ky është lajm i rëndësishëm për sportin e atletikës por edhe për fazën finale të procesit të ndërkombëtarizimit të sportit të Kosovës. Shala u shpreh se përmes anëtarësimit me të drejta të plota, atletëve të Kosovës përpos që u është mundësuar pjesëmarrja në garat ndërkombëtare, ata pritet të bëhen të njohur në botë, si dhe është një nxitje për zhvillimin e mëtutjeshëm të atletikës në Kosovë.
Ministri Shala, tha se MKRS-ja po punon që të krijojë lehtësira për funksionimin e federatave dhe po punon në përmirësimin e infrastrukturës sporteve në vend, kur tashmë pritet të përfundojë faza e investimeve në shtigjet e atletikës në stadiumin “Adem Jashari”, në Mitrovicë, ku atletët do të kenë mundësinë të zhvillojë përgatitjet e tyre. Shala, nënvizoi se investimet e MKRS-së bëhen në mënyrë që të krijohen kushte sa më të volitshme për ngritjen cilësore të sportit tonë dhe njohjen e tij sa më të gjerë në botë.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot