Nesër në Rahovec organizohen aktivitete për shënimin e 19-të vjetorit të rënies së Heronjve të Kombit Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mic dhe dëshmorëve Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Ymeri nga Vushtrria.
Me këtë rast do të bëhen homazhe dhe nderime në vendin e rënies tek udhëkryqi mbi fshatin Opterushë.Ndërsa nga ora 12:00 mbahet Akademi përkujtimore dhe program artistik në shtëpinë e kulturës “Mensur Zyberaj” në qytetin e Rahovecit.
Aktivitetet organizohen nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës së mesme “Xhelal Hajda-Toni” dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, dega në Rahovec.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...