Deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë zgjedhur edhe Petrit Musollin anëtar të Bordit të RTK-së, ndërsa për dy kandidatët e tjerë, Albinot Maloku dhe Arlinda Azemi, do të votohet nesër në ora 10:00.
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci tha se sonte nuk ka kuorum për votimin e dy kandidatëve në fjalë, andaj i mbylli punimet duke thënë se seanca e re nesër pritet të vazhdojë në ora 11:00.
“Edhe kandidati Petrit Musolli i ka fituar votat e nevojshme për t’u zgjedhur anëtar i Bordit, ndërkaq tre kandidatë të tjerë nuk kanë marrë votat e nevojshme. Meqenëse nuk ka kuorum do të vazhdohet me votimin edhe për një kandidat të Bordit të RTK-së nesër në ora 10:00. Ndërsa seanca e planifikuar të fillonte në ora 10:00, do të fillojë në ora 11:00. Nesër do të kemi votimin për dy kandidatë, Albinot Malokun dhe Arlinda Azemin, për të zgjedhur njërin nga ta”, tha ajo.
Ilir Bytyqi, Fadil Miftari, Bajram Mjeku dhe Petrit Musolli janë katër anëtarët e rinj të Bordit të RTK-së, ndërsa për anëtarin e pestë do të votohet nesër në ora 10:00.
Krichbaum takime në Tiranë për integrimin e Shqipërisë në BE
Ukraina, Rusia dhe SHBA nisin bisedimet për fundin e luftës
SHBA-ja nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për num...
Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në...
Stuhi bore në SHBA, anulohen mijëra fluturime
Shqiptari i zhdukur në Jezercë, gjendet në Budakovë të Suhar...