Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
Në këtë bisedë, është diskutuar për zhvillimet politike në vend, thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, kryesisht në fushën ekonomike, procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për procesin e liberalizimit të vizave, me ç’rast Kosova tash e sa kohë i ka të plotësuara të gjitha kushtet.
“Roli mbështetës i Greqisë për Kosovën është tepër i rëndësishëm, ngaqë është vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, organizata këto që Kosova aspiron të jetë pjesë e tyre”, tha kryeministri Hoti.
Kryeministri Hoti dhe kryeministri Mitsotakis u zotuan për thellim të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, me theks të veçantë në fushën e energjisë./abresh.info/
Aksident i rëndë në Lezhë, humb jetën 36-vjeçari
Zelensky mer ftesë për Samitin e NATO-s në Ankara
Parashikimi i motit për ditën e sotme
Abdixhiku e Osmani në Pobërgjë të Deçanit: Mbështetja për LD...
Emisari i dialogut Sorensen takon zëvendësministrin e Jashtë...
Lladrovci i jep përkrahje PDK-së dhe Ajazit si Ushtrues dety...