Kryeministri i Qeverisës së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, priti sot në takim lamtumirës shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian/Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, të cilën e falënderoi për bashkëpunimin dhe angazhimin e saj gjatë mandatit në Kosovë.
Kryeministri Hoti ka vlerësuar rolin BE-së për funksionimin e shtetit ligjor dhe demokratik në Kosovë, si një standard në procesin e afrimit të Kosovës drejt BE-së. Po ashtu, kryeministri Hoti e vlerësoi përkrahjen e BE-së dhënë përpjekjeve të institucioneve të Republikës së Kosovës për menaxhimin e pandemisë Covid 19 dhe për Pakon e rimëkëmbjes ekonomike.
Ndërsa, përfaqësuesja e Posaçme e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, pasi e falënderoi kryeministrin Hoti për pritjen dhe bashkëpunimin, vlerësoi se Bashkimi Evropian do ta ketë prioritet Ballkanin Perëndimor dhe do të vazhdojë të punojë për të ardhmen evropiane të rajonit./arbresh.info/



Nuk mori pjesë në Këshillin e Përgjithshëm të partisë, dekla...
141 aksidente, mbi 5 mijë gjoba trafiku gjatë prillit në raj...
Messi: Neymar e meriton të jetë në Kupën e Botës 2026
Erdogan: Evropa pa Turqinë është e paplotë dhe e cenueshme
Abdixhiku: U bëmë bashkë, nesër, Vjosa dhe unë ju presim në ...
Përplasjet në protestën e opozitës, procedohen 7 persona – k...