Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në 23 vjetorin e vrasjes së dëshmorit heroit të kombit, Ilir Konushevci, ka thënë se ky luftëtar dhe strateg i pakrahasueshëm, do të kujtohet gjithmonë si gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare që koordinoi aksionet e para në pranverën shqiptare dhe hapi rrugët për furnizim me armatim.
“Me 9 maj të vitit 1998 në Miliskajë të Bajram Currit, ai u vra së bashku me mjekun nga Tropoja Dr. Hazir Malaj pa e parë përfundimin e tregimit që kishin nisur për Kosovën. Andaj, në këtë përvjetor, me dhimbje, por krenarë në Kosovën e lirë të Ilirit, lartësojmë dhe kujtojmë veprën e Gjeneralit tonë. Lavdi”, ka shkruar Hoxhaj në facebook. /arbresh.info/
Në 23 vjetorin e vrasjes së tij, sot nderojmë dëshmorin, Heroin e kombit Ilir Konushevci. Luftëtari dhe strategu i…
Posted by Enver Hoxhaj on Sunday, 9 May 2021
Edi Rama nis vizitën në Prishtinë, pritet nga Osmani
Italia merr pjesë në Bordin e Paqes, Meloni përballet me kri...
Kurti: Buxheti i 2026 përfshinë rritjen e pensioneve e shtes...
Maqedonci reagon ndaj deklaratave të gjeneralit serb: FSK nu...
Kurti paralajmëron se sot do të nisin bisedimet për “Preside...
Kryeministri Kurti e pret sot Edi Ramën në Qeveri