Zyrtarët e lartë amerikanë, drejtori kryesor për Çështje Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Erath, dhe drejtori për Ballkan të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA-së, Brad Berkley të enjten janë takuar më presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ekipin negociator për dialog me Serbinë dhe ministrin e punëve të jashtme, Behgjet Pacolli.
Kështu kanë bërë të ditur burime të arbresh.info brenda Presidencës së Kosovës.
Ndryshe edhe pasditen e së mërkurës është mbajtur një takim mes krerëve të shtetit të Kosovës dhe zyrtarët e Këshillit Kombëtar të Sigurisë në SHBA.
Pas këtij takimi liderët nuk janë deklaruar ndërsa kryeministri, Ramush Hardainaj në mbrëmje përmes një postimi në facebook ka shkruar se Kosova është e gatshme për marrëveshje që rezultojnë me njohje.
“Kosova është e gatshme për marrëveshje ligjërisht obliguese që rezulton me njohje reciproke në kufijtë ekzistues dhe Kosovën e 17 Shkurtit 2008. Poashtu, është e gatshme për marrjen e të drejtave dhe detyrimeve të anëtarësimit në NATO, Kombet e Bashkuara, BE dhe organizatat tjera ndërkombëtare dhe për marrëdhënie të mira fqinjësore”, ka shkruar ai.
Haradinaj ka shkruar gjithashtu se Kosova është e vendosur për tregti të lirë brenda rajonit
“Kosova është e vendosur për tregti të lirë brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe marrëveshja gjithpërfshirëse ligjërisht obliguese do të përfshijë edhe rregullimin e kapitullit të tregtisë së lirë në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ai.
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...