Përmes një komunikate për media, FFK ka bërë të ditur se krerët e këtij institucioni, Fadil Vokrri dhe Eroll Salihu, janë shpërblyer me poste nga UEFA.
bëhet e ditur se numri një i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, është emëruar zëvendëskryetar i Komitetit të Futbollit dhe emërimi i tij mund të gjendet në faqen 27, ndërsa sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, është emëruar anëtar i Komitetit ligjor të UEFA-s.
“Pas pranimit nëm UEFA, krerët e FFK-së përkatësisht presidenti Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu emërohen në organet e dhe trupat e UEFA-s, të cilët funksionet e tyre fillojnë të i kryejnë nga 1 korriku 2017”.
“Kështu në letrën e UEFA-s. Bëhet e ditur se presidenti i FFK-së Fadil Vokrri, është emëruar zëvendëskryetar i Komitetit të Futbollit dhe emërimi i tij mund të gjendet në faqen 27, ndërsa sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu është emëruar anëtar i Komitetit ligjor të UEFA-s (shih faqen 23). Të bashkëngjitur e keni edhe letrën nga UEFA”, shkruhet në komunikatën për media.
Mbappe në dyshim për ndeshjen me Real Sociedadin
“Kadri Veseli të shpallet i pafajshëm” – përfundojnë fjalët ...
Kosova ekstradon të kërkuarin nga Gjermania, e dorëzon një t...
Kiana Kryeziu nuk mund ta përfundojë garën në “Super G...
“Ballistët” konfirmojnë mbështetjen për protestën e 17 shkur...
Presidenti i Atleticos deklarohet sa i përket thashethemeve ...