Disa persona që dyshohet se janë nga Gjykata Speciale kanë arritur në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Arbresh.info mëson se përfaqësueses të Gjykatës Speciale kanë ardhur për takim në zyrat e OVL-UÇK-së, pas arritjes së dosjeve të quajtur si “Rrufeja III”.
Nga kjo gjykatë kanë ardhur 2 persona, të cilët kanë filluar takimin brenda me zyrtarët e OVL UCK-së.
Ndryshe, pas “Rrufesë III”, që ka mbërritur në zyrat e OVL-UÇK-së, kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se te këto dosje ka emra të bollshëm e flitet për aktakuza.
“Çdo send duhet të hetohet se çka vjen këtu. Ka emra të bollshëm. Flitet për ngritje të aktakuzave për këta emra. Po mundohen me çdo kusht ta nënçmojnë UÇK-në”, ka thënë kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.
Ndërkaq, nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj, ka thënë se tek kjo propozim-aktakuzë, përmenden pesë emra./arbresh.info/

EKSKLUZIVE| Propozim-akuza ndaj Thaçit dhe emrat e të akuzuarve tjerë
LVV dënon sulmin ndaj Mehanit
Sami Lushtaku reagon pas incidentit në Skenderaj
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dënon kërcënimin që iu bë p...
Lladrovci thumbon politikanët: “Mos e rreh këlyshin se kur r...
“Ftoj familjarët për përmbajtje”, Hysni Mehani thotë se ësht...
“Dy minatorë nuk janë mirë me shëndet”, Dobra jep detaje për...