Liberalizimi i vizave është çështja që po i mundon më së shumti kosovarët, ndërkohë që zyrtarët shtetëror po japin kohë të ndryshme për lajmin e shumëpritur për kosovarët.
Mirëpo, nga BE’ja nuk po tregohen aq entuziastë rreth kësaj brenge të kosovarëve pasi, edhe pse u bë shumë presion për plotësim kushtesh, ata nuk dhanë asnjë datë të përafërt kur BE’ja mund të heqë vizat, shkruan gazetametro.net.
Sot, ndërkaq, shefja e BE’së në Kosovë, Natalya Apostolova, bëri të ditur se javën e ardhshëm në Kosovë do të vijë një komision i BE’së i cili do të vlerësojë progresin e Kosovës në plotësimin e kushteve.
“Javën tjetër vjen nga Brukseli një komision për vlerësimin e progresit rreth çështjes së liberalizimit të vizave”, ka thënë shefja e BE’së, Apostolova.
Apostolova theksoi se komisioni do të merret në veçanti me plotësimin e kushtit për luftim të korrupsionit, ndonëse më herët BE’së kishte thënë se Kosova e ka plotësuar këtë kusht.
Ndërkohë, ministrja Dhurata Hoxha foli rreth liberalizimit dhe integrimit, duke përmendur po ashtu edhe vizitën e këtij Komisioni.
E se vizat janë të rëndësishme edhe për Qeverinë, e tregon edhe një letër që kryeministri Haradinaj ua drejtoi mediave ku kërkoi pajtim rreth agjendës për liberalizimin e vizave.
Ndryshe, kosovarëve u është premtuar se me ratifikimin e Demarkacionit do të liberalizoheshin vizat. Një datë si më reale është përmendur fundi i këtij viti.
Mjegulla mbi rrugët e Kosovës, policia del me një apel për v...
Rusia kundërshton planin e Evropës për t’i dhënë hua Ukrainë...
Situata e sigurisë, komandanti i KFOR-it takon kreun e FSK-s...
Në këtë vend renditet sonte Prishtina për ndotje të ajrit
Peticion për minatorët, kërkohet hartimi i Listës së Sëmundj...
Pacolli uron ditëlindjen e djalit të tij Armanit me një mesa...