Drejtori për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Hysen Muzliukaj, së bashku me udhëheqësin e Njësisë për të Drejtat e Njeriut, Fitim Rama, si dhe Sakibe Jashari, zyrtare e programit “Romacted”, të Këshillit të Evropës, kanë mbajtur një takim informues rreth çështjeve pronësore me grupin e komunitetit romë, ashkali dhe egjiptian të lagjes “Dy Korriku” dhe lagjes “Adem Voca”.
Gjatë këtij takimi është diskutuar rreth çështjeve pronësore të banorëve të këtyre dy lagjeve, ku me këtë rast përfaqësuesit dhe banorët e këtij komuniteti patën mundësi të bëjnë pyetje dhe të marrin informacionet e nevojshme rreth çështjeve pronësore.
Kështu që drejtori Muzliukaj dhe udhëheqësi i Njësisë për të Drejtat e Njeriut, Fitim Rama, thanë se këto çështje do të trajtohen me shumë përkushtim, duke theksuar se do të përgjigjen në realizimin e kërkesave të tyre dhe do të punojnë në të mirë të komuniteteve që jetojnë në komunën e Mitrovicës./arbresh.info
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...